Termat e përdorimit

informacion për subjektin e të dhënave

Në përputhje me Ligjet në fuqi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Perfetti Van Melle Republika Ceke (në vijim referuar si "PVM") ju informon se të dhënat personale (në vijim referuar si “Të Dhënat Personale) të dhëna për PVM do të mblidhen dhe përpunohen nën kontrollin e PVM-së në përputhje me sa më poshtë:

Qëllimet dhe ligjshmëria e përpunimit

Përpunimi i të Dhënave Personale është i domosdoshëm për trajtimin e lidhjes mes jush dhe PVM-së. Për të menaxhuar siç duhet këtë marrëdhënie, PVM do të përpunojë të dhënat personale që mund të përfshijnë edhe Kategoritë Speciale të të Dhënave Personale, siç janë të dhënat në lidhje me shëndetin, origjinën racore ose etnike, anëtarësimin në sindikata, besimin fetar.

Përpunimi i të Dhënave Personale mund të bëhet në mënyrë elektronike dhe manuale, bazuar në kritere logjike të pajtueshme dhe funksionale me qëllimet për të cilat mblidhen të Dhënat Personale dhe gjithmonë në përputhje Ligjet në fuqi për Mbrojtjen e të Dhënave.

Fushëveprimi i komunikimit dhe shpërndarjes së të dhënave

Të dhënat personale do të përpunohen vetëm nga personeli i autorizuar nga PVM, ose nga palë të treta (duke përfshirë çdo kompani tjetër të Grupit PVM si dhe partneri Marketing Distribution shpk), institucionet ose profesionistët të cilët, si përpunues të të dhënave, kryejnë shërbime ose aktivitete specifike përpunimi plotësuese për qëllimet e referuara më sipër.

Të dhënat personale nuk do të shpërndahen në asnjë mënyrë.

Transferimi i të Dhënave Personale një vendi të tretë

Gjithashtu mund të jetë e nevojshme për trajtimin e marrëdhënieve tona që disa nga të dhënat personale t’u transferohen në vendet e treta ku ndodhen kompanitë e tjera të Grupit Perfetti Van Melle ose partnerët e PVM.

Periudha e ruajtjes së të dhënave

Të dhënat personale do të ruhen për sa kohë që marrëdhënia është në fuqi. Pas kësaj, të Dhënat Personale do të mbahen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme të pajtohen me ndonjë rregullore ligjore që mund t'i imponojë PVM-së detyrimin për të mbajtur të Dhënat Personale për një periudhë më të gjatë kohore.

Të drejtat e të dhënave të subjektit 

PVM informon që ju keni të drejtë të kërkoni qasje dhe korrigjim ose fshirje të të Dhënave tuaja Personale, ose kufizime apo kundërshtime për përpunim e tyre, si dhe të drejtën për transportueshmëri të të dhënave apo të tërhiqni pëlqimin e dhënë duke i drejtuar PVM-së një komunikim me shkrim tek Perfetti van Melle Czech Republic, s.r.o., Tomíčkova 9, 148 00 Prage, Republika Ceke ose duke dërguar një email tek pvmdpo@it.pvmgrp.com drejtuar Zyrtarit për Mbrojtjen e të Dhënave.

Ju keni të drejtën të parashtroni një ankesë pranë një Autoriteti Mbikëqyrës.

njoftim ligjor

Pronari i kësaj faqeje interneti www.mentos-al.com (“Web”), Perfetti van Melle Czech Republic, s.r.o. ("PVM"), një kompani që i përket GRUPIT PERFETTI VAN MELLE ("GRUPI PVM"), me të dhënat e mëposhtme të identifikimit:

 

Zyra e regjistruar: Tomíčkova 9, 148 00 Praha 4, Czech Republic

Kodi tatimor i identifikimit: CZ63666570

Telefon: +420 244 466 500

Detajet e regjistrimit: C 37371 at the Municipal Court in Prague

 

Qasja në Web

Ky Njoftim Ligjor rregullon qasjen e përdoruesit (“Përdoruesi (User)”) në dhe përdorimin e Web-it me qëllim të ofrimit të informacionit për Përdoruesin në lidhje me GRUPIN PVM, PVM-në, produktet, aktivitetet dhe promovimet e tij.

Duke hyrë dhe duke përdorur Web-in, Përdoruesi pranon kushtet e këtij Njoftimi Ligjor, të Politikave të Privatësisë dhe Cookie-ve dhe Politikës së Cookie-ve të Web.

Para përdorimit të Web-it, Përdoruesi duhet të lexojë me kujdes Njoftimin Ligjor, Politikat e Privatësisë dhe Politikat e Cookie-ve, meqenëse këto mund të përshtaten dhe/ose të ndryshohen në çdo kohë. Nëse Përdoruesi nuk pranon kushtet e Njoftimit Ligjor, ai/ajo nuk mund ta përdorë Web-in ose përmbajtjen e tij.

Përdorimi dhe funksioni i Web

Përdoruesi bie dakord ta përdorë me kujdes Web-in dhe informacionin që përmban ai, ai/ajo i nënshtrohet rregullave të tij dhe këtij Njoftimi Ligjor, si dhe çdo kusht tjetër të nevojshëm që PVM-ja mund të vendosë në Web për këtë qëllim.

Për më tepër, Përdoruesi nuk mund të kryejë asnjë shkelje me qëllim të dëmtimit, keqpërdorimit dhe/ose mbingarkimit të Web-it, ose parandalimit në çdo formë të përdorimit dhe funksionimit të tij normal.

Përdoruesi njoftohet se nëse Njoftimi Ligjor, Politikat e Privatësisë ose Politikat e Cookie-ve nuk respektohet, ose nëse nuk plotësohet ndonjë afat ose kusht tjetër i përcaktuar në Web, PVM-ja rezervon të drejtën për të kufizuar, pezulluar dhe/ose përfunduar qasjen e Përdoruesit në Web, duke përdorur çdo masë teknike të nevojshme për ta bërë atë.

PVM-ja përpiqet që Web-i të funksionojë mirë, të shmangë gabimet, ose nëse është e nevojshme t’i riparojë ato dhe të mbajë përmbajtjen e Web-it rregullisht të përditësuar. Sidoqoftë, PVM-ja nuk garanton disponueshmërinë ose vazhdimësinë e qasjes në Web, ekzistencën e gabimeve në përmbajtjen e saj, dhe as përditësimin në përputhje me rrethanat.

Përgjegjësia

Qasja në Web dhe përdorimi i çdo informacioni ose mekanizmi që përmban ai, kryhet nën përgjegjësinë ekskluzive të Përdoruesit.

PVM-ja nuk është përgjegjëse për ndonjë dëm dhe/ose humbje që mund të rrjedhë drejtpërdrejt ose tërthorazi nga qasja ose përdorimi i informacionit që gjendet në Web, dhe veçanërisht për çdo informacion në lidhje me palët e treta të ndryshme nga PVM-ja, duke përfshirë, por pa u kufizuar vetëm në ato të prodhuara nga sistemet operative ose të shkaktuara nga viruset dhe/ose sulmet ndaj sistemit. Gjithashtu, PVM-ja nuk është përgjegjëse për dëmet që Përdoruesi mund të vuajë për shkak të përdorimit jo të përshtatshëm të Web-it, problemeve të shërbimit ose mbulimit, ndërprerjeve, mungesës ose defektit në komunikimet dhe/ose në komunikimet në Internet.

Për më tepër, PVM-ja nuk është përgjegjëse për ndonjë dëm dhe/ose humbje të pajisjeve Software (sisteme ose programe) dhe/ose Hardware (pajisjet fizike) të përdoruesit që rrjedhin nga qasja dhe përdorimi i Web-it.

Përdoruesi është përgjegjës për dëmtimin ose humbjen e çdo natyre që PVM-ja mund të vuajë si pasojë e shkeljes së ndonjë detyrimi ndaj të cilit Përdoruesi i nënshtrohet sipas këtij Njoftimi Ligjor, çdo kusht tjetër të përcaktuar në Web dhe/ose në legjislacionin në fuqi në çdo kohë.

Politikat lidhur me linqet

-          Linqe për në Web

Çdo palë e tretë që ka për qëllim të përfshijë një link në Web ("Linking Website") në një faqe interneti, duhet të marrë pëlqimin paraprak me shkrim nga PVM-ja, të respektojë ligjet aktuale dhe në asnjë rrethanë të mos ruajë përmbajtjen e vet ose të palës së tretë që: (i) është e paligjshme, e dëmshme, e dhunshme, raciste, diskriminuese, degraduese, e lidhur me seksin etj; dhe/ose (ii) janë të papërshtatshme ose që nuk përputhen në lidhje me aktivitetin e PVM-së.

Link-u nuk do të thotë kurrsesi që PVM-ja mbështet, promovon, garanton, mbikëqyr dhe/ose rekomandon përmbajtjen dhe/ose shërbimet e faqes së link-ut (Linking Website), as nuk është përgjegjëse për përmbajtjen në të.

Në rast të mospërmbushjes së ndonjë prej kushteve të lartpërmendura, PVM-ja do të vazhdojë menjëherë me tërheqjen e pëlqimit të dhënë ndaj faqes së link-ut (Linking Website), i cili do të jetë i detyruar ta fshijë link-un.

-          Linqe për faqet e tjera të internetit

Në Web, mund të përfshihen linqe të tjera, që e lejojnë Përdoruesin të hyjë në faqe të tjera (Faqe të lidhura “Linked Websites").

Ekzistenca e faqeve të lidhura Linked Websites nuk nënkupton në asnjë mënyrë rekomandimin, promovimin, identifikimin dhe/ose konformitetin nga PVM-ja në deklaratat, përmbajtjet dhe/ose shërbimet e ofruara përmes faqeve të lidhura, Linked Websites. Si pasojë, PVM-ja nuk është përgjegjëse për përmbajtjen dhe kushtet e tjera të faqeve të lidhura,  Linked Websites, prandaj Përdoruesi është i vetmi person përgjegjës për kontrollimin dhe pranimin e tyre pas çdo qasjeje dhe çdo përdorimi.

Prona intelektuale

Të gjitha të drejtat e pronësisë intelektuale në lidhje me dizajnin, bazat e të dhënave, programet themelore kompjuterike (përfshirë kodet burimore), si dhe elementët e ndryshëm që përbëjnë Web-in (tekstet, grafikat, fotografitë, videot, regjistrimet zanore, kombinimet e ngjyrave etj.) (Përmbajtja “Contents”), si dhe struktura, përzgjedhja dhe rendi i tyre, janë në pronësi të PVM-së, Grupit PVM ose licencuesve e saj. Çdo logo e përfshirë në Web (të tilla si, por jo kufizuar në, markat tregtare dhe/ose dizajnet), janë pronë e PVM-së, Grupit PVM ose licencuesve e saj.

Përdorimi i Web-it nuk nënkupton dhënien e ndonjë të drejte mbi Web-in apo përmbajtjen e saj.

Përdoruesi ndalohet rreptësisht të riprodhojë, transformojë, shpërndajë, komunikojë publikisht, të bëjë të disponueshme, të nxjerrë dhe/ose të bëjë ndonjë formë tjetër të shpërndarjes së paautorizuar ose përdorimit të Web-it, Përmbajtjes së tij dhe/ose logove të PVM-së.

Përdorimi i paautorizuar i logos së Përmbajtjes, Web-it dhe/ose PVM-së, si dhe çdo dëm i shkaktuar në PVM dhe/ose në të drejtat e pronësisë intelektuale të Grupit PVM mund të shkaktojë ushtrimin e veprimeve dhe përgjegjësive përkatëse ligjore që mund të lindin nga to.

Klauzola e ndarjes

Nëse ndonjë prej klauzolave të këtij Njoftimi Ligjor deklarohet, tërësisht ose pjesërisht, i pavlefshëm ose i anuluar, kjo pavlefshmëri ose anulim do të prekë vetëm dispozitën në fjalë ose një pjesë të saj, ndërsa të tjerat do të mbeten në fuqi, vetëm duke marrë parasysh dispozitën e prekur ose pjesë e saj. Për këtë qëllim, vetëm dispozita e pavlefshme ose e anuluar e këtij Njoftimi Ligjor do të jetë ekskluzivisht e pavlefshme dhe asnjë pjesë tjetër ose dispozitë e saj nuk do të jetë e pavlefshme, e anuluar, e dëmtuar ose e prekur për shkak të pavlefshmërisë ose anulimit, përveç në rast se bëhet e nevojshme, kur prek plotësisht dhe tërësisht këtë Njoftim Ligjor.